Kalo te lënda

Edhe tre vjet pa sigurime shëndetësore

Edhe pse është miratuar në vitin 2007, ligji për sigurimet shëndetësor, asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi.

Ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka deklaruar se ligji për sigurime shëndetësore, do të miratohet në fillim të vitit 2013, raporton rel.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se ligji për sigurime shëndetësore do të miratohet vitin që vjen, por që reforma e tij do të jetë graduale.

Ndërkaq, KMLDNJ dhe drejtues të sindikatës së shëndetësisë janë skeptik se edhe në një të ardhme të afërt, qytetarët do ta kenë ligjin për sigurime shëndetësore. Ata thonë se ky ligj nuk  do të jetësohet edhe tri vjetët e ardhshme.

Ndërsa, Faik Hoti ka deklaruar se ligji për shëndetësi pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë gjatë kësaj jave.