E braktisë bujqësinë për Prishtinën
Si duket nuk po “ia donë” me bujqësinë dhe dëshiron të udhëheqë Prishtinën.
Indeksonline ka mësuar se ministri Stavileci, do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, dhe këtë gjë nuk e ka mohuar as vetë ministri.
Në fillim të muajit të ardhshëm Partia Demokratike e Kosovës, do të bëjë publik emrin e kandidatit për kryetar të kësaj partie për Komunën e Prishtinës.
Sipas burimeve të brendshme të Indeksonline në PDK, udhëheqës i kabinetit të PDK-së në Prishtinë do të jetë Blerand Stavileci.
Ky kabinet pritet të filloj punën zyrtarisht prej fillimit të muajit qershor./Indeksonline/