Kalo te lënda

Berisha, PS-së: Pranojmë një kandidaturë jopolitike

Kryesia e Partisë Demokratike ka mandatar Kryeministrin Sali Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për Presidentin.

Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Ai i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën.

Ai ka thënë se e pranon një kandidaturë jopolitike nga Partia Socialiste, por sipas tij kundërshtari i tij nuk e pranon një kandidaturë nga Partia Demokratike.

“Do bëhen negociata të ndershme duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata, janë dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët. Kjo mazhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President. Zgjedhja e Presidentit, është proces i negociueshëm me të gjitha palët politike” ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar se theksoi se takimet mes tyre dhe përfaqësuesve të opozitës duhet të zhvillohen në ambientet e Parlamentit, raportojnë mediat shqiptare.

“Kam informacion nga përfaqësues të Partisë Socialiste se nuk do e votojnë Presidentin Rama përdor këtë moment për të bllokuar reformat” është shprehur kryeministri Berisha.

Në bazë të kushtetutës, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në njërin nga pesë raundet që do të përcaktohen. Në tre raundet e para Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumicë të cilësuar votash e cila nuk mund të arrihet vetëm nga mazhoranca dhe opozita.

Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde të tjera në të cilat kreu i ri i shtetit do të zgjidhet me 71 vota./Indeksonline/