Kalo te lënda

Beqiri: Jo hetim parlamentar për “krimet” ndaj LDK-së

Vlerësimi i deputetit të LDK-së, Eqrem Kryeziu për hapjen e një hetimi parlamentar për ‘krimet ndaj veprimtarëve të LDK-së’, nuk është mbështetur nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri.

“Nuk ka nevojë për hetim parlamentar, këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Kryeziu nuk ka shprehur qëndrimin e LDK-së, por ka dhënë mendimin e vet, si personalitet i çmuar në parti”, ka thënë Beqiri për “Tribuna Shqiptare”.

Ai ka vlerësuar se fakti që deri tash nuk ka pasur hetime, tregon se ka pasur njëfarë ndikimi politik mbi gjyqësinë e vendit. Por, thotë se EULEX-i duhet ta thotë fjalën e vet, sepse nuk mund të ndikohet nga presioni politik. /Telegrafi/