Kalo te lënda

Kinezja këndon “Suus”

Pas paraqitjes mbresëlënëse në Eurovision, duket se kënga e Rona Nishliut, “Suus”, ka bërë bujë të madhe.

Një kineze me banim në Finlandë e dëshmon këtë. Siç vihet re edhe nga video, ajo këngën e Ronës e këndon me pasion dhe në gjuhën shqipe. Natyrisht shqiptimi s’është më i miri, por është shumë simpatik.

Pas hulumtimit të bërë nga portali koha, vajza që e interpreton mjaft bukur këngën e Ronas quhet Beatriku dhe thotë se për këndimin e këngës i është dashur të ushtrojë shumë, transmeton Express./indeksonline/