Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Evropës
Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vjetësh anëtare e kësaj organizate.
Pas 23 majit, KE do të ketë moton shqiptare “Të bashkuar në diversitet”, raporton zhurnal.
Shqipëria merr presidencën në një moment aspak të mirë, pasi ajo prej vitit 2009 ndodhet në monitorim për plotësimin e detyrimeve që i rrjedhin si anëtare e kësaj organizate.
KE është themeluar me 5 maj të vitit 1949, me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës dhe Shqipëria u bë pjesë e saj më 13 korrik të vitit 1995.
Aktualisht Presidencën e Komitetit e Ministrave të KE e mban Britania e Madhe, ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora./Indeksonline/