Kalo te lënda

Reduktohet EULEX

Prej 15 qershorit të këtij viti EULEX do të përjetojë shkurtim të shpenzimeve.

Stafi i misionit EULEX do të jetë rreth 40 për qind më i vogël dh do të ketë prezencë zyrtare vetëm në dy regjione: në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

“Shkurtimet buxhetore nuk janë zvogëlimi i vetëm që prej 15 qershorit të këtij viti do të përjetojë misioni më i madh i BE-së. EULEX-i do të jetë për rreth 40 për qind më i vogël në staf dhe do të këtë prezenca zyrtare vetëm në dy regjione: në veri të Kosovës dhe në Prishtinë”, ka thënë një burim për gazetën Koha Ditore. /indeksonline/