Mustafa: S’ka probleme në LDK-në e Gjakovës
Gjakovë, 23 maj – Kryetari I Lidhjës Demokratike të Kosovës Isa Mustafa vizitoi sot degën e LDK në Gjakovë. Ai me këtë rast tha se janë tejkaluar problemet dhe se fare nuk kanë dëmtuar këtë parti. “Ato vetëm kanë treguar se në LDK ka demokraci dhe njerëzit mund të thonë edhe të kundërtën, mund të japin mendimin e tyre, ne kemi të hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë punojë dhe veprojnë së bashku me ne”, tha ai./koha/