Kalo te lënda

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 majin në vite…

1945 – Zyrtari nazist dhe shefi i njësisë SS, Heinrih Himler bëri vetëvrasje në Luneburg, Gjermani, pasi e kishin arrestuar.
1430 – Zhan D’Arkun e kapën burgundiansit, të cilët e shitën atë në Angli.
1533 – Martesa e Mbretit të Anglisë Henri VIII me Katerinën e Aragonit, u shpall e pavlefshme.
1701– Kapiteni Uilliam Kid, u var në Londër, pasi u dënua për pirateri dhe vrasje.
1873 – U krijua Policia e Kalorësisë Veriperëndimore e Kanadasë.
1901 – Forcat amerikane kapën udhëheqësin rebel filipin, Emilio Aguinaldo.
1915 – Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë, në Luftën e Parë Botërore.
1934 – Grabitësit e famshëm të bankave, Boni Parker dhe Klajdi Barrou, u qëlluan për vdekje në një pritë të policisë në Luisiana.
1949 – Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore), është themeluar.
1960 – Izraeli njoftoi se kishte kapur ish zyrtarin nazist, Adolf Eihman, në Argjentinë.(g.k.)