Bie niveli i kënaqshmërisë me institucionet vendore
Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë dhe Kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007. Sipas studimit vetëm 21% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe rreth 24% të tyre janë të kënaqur me punën e Kryeministrit. Ngjashëm, krahasuar me të dhënat e nëntorit 2011, qytetarët paraqiten të jenë më pak të kënaqur edhe me punën e Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit.

Këto janë vetëm disa nga faktet kryesore të Pulsit Publik Nr. 4 që u shpalosën sot në një konferencë për shtyp nga UNDP. Anketa është zhvilluar gjatë muajit prill me 1,280 respondentë./Indeksonline/