Vritet me armë zjarri ish luftëtari i UÇK-së
Klinë, 22 maj- R. Tafilaj (1955) nga fshati Shtaricë e Komunës së Klinës, është vrare me armë zjarri, pas një zënke që ka pasur me një person nga fshati Dresnik . Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 min, të martën në afërsi të fshatit Dresnikë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj. Sipas tij, njësitet policore me të marr informatën, menjëherë kan dalur në vend të ngjarjes për të bërë sigurimin e vendit të ngjarjes,dhe kapur personin e dyshuar në ketë rast. Viktimë në ketë rast është shtetasi i Kosovës, R.Tafilaj, (25.08.1955), nga fshati Shtaricë e Klinës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por i njëjti përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe mjekët kanë konstatuar edhe vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes, konfirmon zëdhënësi Ibraj, kane dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti i Krim Teknikës Rajonale , si dhe njesitet të tjera policore nga Stacioni Policor në Klinë. Personi i dyshuar, shtetasi i Kosovës D.(A.)A. (1963) nga fshati Dresnik – Klinë, është arrestuar nga policia dhe nga i njëjti është konfiskuar edhe arma automatike Ak-47 cal.7.62 mm.një karrikator me 21 copë fishek të kalibrit 7.62 x 39 mm, me të cilën dyshohet se e ka kryer vrasjen. Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se shkak i vrasjes është një kontest pronësor në mes të dyshuarit dhe viktimës. Me vendim të Prokurorit Publik të Qarkut, trupi i pa jetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm. I ndjeri ka qenë luftëtarë i UÇK-së i martuar dhe ka lënë grua dhe fëmije.
