Kalo te lënda

Tragjedia e Himarës, Shqipëria në zi kombëtare

Shqipëria është sot në dite zie kombëtare, në nderim të 13 viktimave të tragjedisë së Himarës. Qeveria shpalli mbrëmjen e djeshme vendimin për ditën e zisë.

Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

Nga aksidenti i ndodhur pasditen e djeshme humbën jetën 11 vajza, studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shoferi i autobusit dhe i fejuari i një prej vajzave që ndodhej në ekskursion.

Ndërkohë që të plagosura janë dhe 26 vajzat e tjera që ndodheshin në autobus.

Ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Policia pritet të dalë me një deklaratë ku të jap detaje mbi dinamikën e aksidentit.

Mendohet se një defekt teknik mund të ketë sjellë prishjen e frenave të autobusit, çka ka sjellë dhe humbje e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit. /Noa/