Beogradi akuza ndaj Xhezair Shaqirit
Në mediat e Beogradit, lidhur me sulmet e paradokohshme ndaj punktit policor në Dobrosin, në shkrimin me titull “Terroristët e Hoxhës përsëri në luftë!”, drejton akuza kundër Xhezair Shaqirit-Komandant Hoxha, ish komandant i UÇK-së, i cili sipas mediave beogradase e ka përmbushë kërcënimin e vet se do ta riaktivizojë formacionin e vet.
Gazeta serbe ” Kurir” shkruan se: “Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, ish komandant i UÇK-së, e ka përmbushë kërcënimin e vet se formacioni i tij do të riaktivizohet sepse siç thuhet, “vetëm pjestarët e UÇK-së me eksperiencë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës janë të aftë që ti kundërvihen shërbimeve secrete serbe”. Në këtë mënyrë mbështetet dyshimi se pikërisht”. Siç thonë mediat serbe “terroristët” e tij e kanë sulmuar punktin policor në Dobrosin afër Bujanovcit, natën ndërmjet të mërkures dhe të enjtes.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovë, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se struktura të tilla terroriste duhet përcjellur në mënyrë më intensive.
“Nuk e dij se a qëndron pikërisht ky grup në sulmin në Bujanoc, sepse udhëheqësit e terroristëve nuk zbulojnë qëllimet e veta paraprakisht, por nuk përjashtohet se këtë sulm e ka bërë grupacioni i Shaqirit-ka thënë Ivanoviqi dhe shton se është e domosdoshëm bashkëpunimi i policisë me KFOR-in dhe Euleksin.
”Në takim me ish Komandantët e UÇK-së kemi shqyrtuar mundësinë e aktivizimit të sërishëm me qëllim që të aktivizojmë luftë guerile dhe të mbrojmë ppullatën në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në mjediset ku shqiptarët janë të rrezikuar dhe u kanoset spastrimi etnik”-ka deklaruar kohë më parë Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, thuhet në artikullin që e transmeton gazeta beogradase “Kurir”. (INA)