Kalo te lënda

Aktorja shqiptare përkrah Vin Diesel

Aktorja simpatike me origjinë shqiptare, Antoinette Nikprelaj, duket në një rrugë të mbarë për të bërë një karrierë të suksesshme në Hollywood. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e serisë së re të “Chronicles of Riddick” ku interpreton përkrah Vin Diesel e Keri Hilson. Filmi pritet që të ketë sukses, duke parë që ka korrur rezultate shumë të mira në seritë e mëparshme. Nikprelaj është shfaqur edhe në disa episode në serialin “Gossip Girl” dhe tashmë pret që të konfirmohet si një aktore e suksesshme.