Kalo te lënda

Vjollca sjell këngën “S’ma nin”(Video)

Vjollca Abdullahu, e cila pati paralajmëruar se së shpejti do të vijë me projekte të reja, këto ditë ka realizuar klipin e këngën “S’ma nin”. Kënga “S’ma nin” është punuar nga Zzap&Chris, ndërsa klipi është realizuar nga produksioni “Asha”. Në faqe zyrtare të Europopped, kënga më e re e Vjollcës është komentuar me kritika të mira, ndërsa këngëtarja është etiketuar si një tjetër Rihanna shqiptare. Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re “S’ma nin”.