Kalo te lënda

Qirinj e lutje për viktimat e aksidentit

Pak orë pas tragjedisë së rëndë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ndezur qirinjtë në kujtim të 12 viktimave të aksidentit në Himarë.…Dita e sotme është cilësuar e tmerrshme nga qytetarët. Shumë prej tyre, bashkë me studentë të Universitetit kanë vendosur qirinj në shkallët e këtij institucioni. Të tjerë kanë shkuar të dhuronin gjak.

Në pasditen e sotme ka ndodhur një aksident tragjik pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit ”Aleksandër Xhuvani”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Autobusi me rreth 45 studentë të degës Gjuhë-Letërsi, po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës.(rtk)