Kalo te lënda

Mesazhe nga PDK’ja

Fatmir Limaj ka kritikuar punën e Qeverisë. Me Hashim Thaçin është treguar i kujdesshëm, por ministrat i ka cilësuar si “kullera”. Sipas tij, ndryshimet në PDK janë shumë të nevojshme. Këtyre deklaratave iu është përgjigjur Adem Grabovci. Ai tha se është e padrejtë të etiketohen njerëzit si “kullera”, derisa shtoi se të gjithë e kanë të qartë se Hashim Thaçi është i pakonkurrencë.

Fatmir Limaj është shprehur kritik me punën e Qeverisë, koalicioni sipas tij është i brishtë, ministrat i ka cilësuar si “kullera”, derisa ka thënë se janë të nevojshme ndryshimet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këto deklarata, Nënkryetari i PDK’së i posaliruar nga akuzat për krime lufte, i bëri të premten gjatë një interviste për RTK’në dhe i përsëriti të dielën në një debat me qytetarë të Prizrenit.

“PDK’ja duhet ta rishikojë dhe rifreskojë veten, të rigjenerojë forcat dhe energjitë, në mënyrë që të ecë përpara”, ka thënë Limaj, gjatë një takimi me gazetarët dhe intelektualët e Prizrenit.

I vetmi zyrtar i PDK’së që iu është përgjigjur këtyre deklaratave është Adem Grabovci, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, dikur Zëvendësministër i Transportit, gjatë kohës që Ministër ishte Fatmir Limaj.

Sipas tij, koalicioni qeveritar nuk është i brishtë, por funksionon mirë në rrethanat në të cilat gjendet Kosova.

Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se Fatmir Limaj nuk ka të drejtë të japë vlerësime se kush është “kuller”, e kush jo në Qeveri.

“Ne nuk kemi të drejtë të vlerësojmë se kush është “kuller” dhe kush nuk është “kuller”, por ne kemi të drejtë të vlerësojmë suksesin apo mossuksesin, punën ose mospunën”, ka thënë Grabovci për Express, të dielën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…