Kalo te lënda

Bleona në serialin “True Justice 2″, perkrah Steven Seagal!

Bleona Qerreti, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se do t’i hyjë edhe aktrimit.

Pasi që bëri disa fotografi me van Dam dhe disa aktorë të tjerë që luajnë filma aksion, Bleona ka paralajmëruar në Twitter se do të luaj në filmin “True Justice 2”, rolin kryesor të të cilit e luan aktori Steven Seagal.

Bleona do të interpretoj në rolin e Lunës, në serialin televiziv “True Justice” sezoni i dytë i të cilit do filloj transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë Reelz, ndërkohë që momentalisht në këtë kanal po transmetohet sezoni i parë.

Seritë e këtij seriali gjithashtu po publikohen në DVD me episode si filma të veçantë. Bleona në këtë serial do të interpretoj përkrah Steven Seagal dhe flet shpesh herë shqip, shkruan Albaniac.