Kalo te lënda

Berisha takohet me Presidentin Obama

Berisha takohet me Presidentin Obama
Nisi dje ne Cikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtare te tjere te larte.
Ne foto, Kryeministri Berisha gjate pritjes zyrtare te kryetareve te shteteve dhe qeverive, ne McCormick Place, nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-se Barack Obama.
Me pas, Kryeministri Berisha mori pjese ne sesionin e hapjes se mbledhjes se Keshillit te Atlantikut te Veriut (NAC). Para nisjes se tij, u perkujtuan me nje minute heshtje ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyres, gjate operacioneve te Aleances. Mbledhja e NAC u hap me fjalen e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Rasmussen dhe fjalen pershendetese te Presidentit Obama.
Problemi i ndarjes se barres per mbrojtjen e perbashket eshte tema qe i preokupoi qe ne fillim te takimit te Cikagos kryetaret e shteteve dhe te qeverive te vendeve anetare te NATO-s. Qe ne samitin e Prages ne vitin 2002 ishte vendosur qe kapacitetet ushtarake te kombinohen me njera-tjetren dhe qe projektet ne fushen e mbrojtjes te financohen bashkerisht. Por kjo nuk solli ndonje gje te madhe, sepse shtetet anetare te NATO-s nuk kane deshire te heqin dore nga sovraniteti i tyre, – thone diplomatet e NATO-s. Por qe prej dy apo tre vjetesh kriza financiare dhe ajo e borxheve i ka detyruar vendet anetare te ndryshojne mendim.
Problemi me i madh, parate
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e konsideron krizen dhe kufizimet financiare si “sfida me e madhe”, me te cilat aleanca e NATO-s duhet te perballet ne vitet e ardhshme. Perfundimi i tij, te cilin ai po e perserit qe nga fillimi i vitit ne cdo mbledhje ministrore: “Me parate qe kemi na duhet te bejme thjesht me shume. Ne duhet te percaktojme prioritetet e duhura, te specializohemi dhe te perqendrohemi ne ate qe bejme mire, dhe ne ate per te cilen ka me urgjentisht nevoje.” – tha Rasmusen ne takimin e ministrave te mbrojtjes te NATO-s ne prill. Per shpenzimin me inteligjent te parave Rasmuseni ka futur ne perdorim formulen e bukur “smart defense” (mbrojtje e zgjuar). Ne Cikago pritet te shihet nese kjo formule do te mbeshtetet me me shume projekte specifike, vlereson radio DW.
Jo secili duhet te jete ne gjendje per cdo gje
Si nje shembull te suksesshem ne kete drejtim NATO-ja prezanton sigurimin e hapesires se perbashket ajrore. Shtetet baltike nuk kane avione luftarake per te mbrojtur hapesiren ajrore dhe mbeshteten per kete me radhe nga forcat ajrore te shteteve anetare me te medha si p.sh. Gjermania.
I njejti model ekziston edhe per Luksemburgun, Islanden dhe Sllovenine, te cilat nuk kane kapacitete per te mbrojtur hapesiren e tyre ajrore. Ne kembim ushtria letoneze ve ne dispozicion specialiste te lendeve eksplozive per te sherbyer ne Afganistan.
Avionet pa pilot kushtojne shume
Planifikuesit e takimit kane pergatitur per samitin ne Cikago nje liste me 20 deri ne 30 projekte prioritare qe presin aprovimin e kryetareve te Shteteve dhe te qeverive. Nder projektet qe perfshihen ne konceptin e NATO-s “smart defense” eshte ai i mbrojtjes nga raketat ne Evrope. SHBA vene ne dispozicion keto sisteme, te cilat evropianet duhet t’i bashkefinancojne ne nje periudhe afatgjate. Nje projekt i ngjashem eshte ai i nje sistemi per monitorimin e levizjeve te trupave ne territorin e armikut. Aeroplane shume te ndjeshem ne madhesine e nje avioni jumbo-jet do te stacionohen ne Itali prej nga ku do te drejtohen nga distanca, pra pa personel ne bord, per te fluturuar mbi territorin e armikut ne menyre qe te sigurojne te dhena. Kostoja prej pese miliarde eurosh eshte teper e madhe per t’u perballuar nga nje vend i NATO-s vetem. Ministrat evropiane te mbrojtjes rane dakord gjithashtu qe se bashku te sigurojne aeroplane per furnizimin me karburant te avioneve luftarake ne ajer.
Terheqja e trupave sjell kursim ne nje perspektive afatgjate
Efektin me te madh te kursimeve per NATO-n nuk e kane projektet ne kuadrin e “smart defense”, por terheqja e planifikuar nga Afganistani ne vitin 2014. SHBA paguajne cdo vit rreth 90 miliarde dollare amerikane per 90 000 ushtaret amerikane qe gjenden sot ne Hindukush. Pas terheqjes do te nevojiteshin vetem 4.1 miliarde dollare per pagimin e forcave afgane te sigurise. Madje edhe ato do te ndahen ne mes te aleateve. “Sigurisht eshte shume me lire per te paguar staf lokal, se sa te stacionosh vete trupa,” thote Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Rasmusen, ne lidhje me projektin per kursimet ne Afganistan.