Adelina Ismaili, Genta e Zajmina shtyhet për fansa në Facebook!
Krahas medias dhe pushtetit të saj, për sondazhet publike kanë kuptuar se interneti është aleati më i mirë i atyre që kërkojnë të jenë sa më afër publikut.
Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë personazhet publikë faqet e tyre personale në Facebook i kanë kthyer në fun page.
Nëpërmjet fun pageit, është mënyra më e shpejtë për të lansuar projektete profesionale si dhe për t’i bërë publicitet punës.
Fun page i mirëorganizuar
Rëndësia që ka ‘fun page’ në promovimin e karrierës së një personazhi ka bërë që shumë këngëtarë të punësojnë një administrator që administron faqen.
Administratorët përditësojnë lajmet, fotot, videot, projektet e personazheve duke vënë në dijeni publikun.
Nëpërmjet komenteve të bëra nga fansat, administratorët arrijnë të marrin edhe një lloj feedbacku mbi punën e personazheve publikë.
Ndër ata personazhe publikë të cilët kanë ‘punësuar’ (shumica janë vetëangazhuar, madje kanë qenë ndonjëherë edhe krijues të këtyre faqeve) një administrator për t’u kujdesur për faqet e tyre janë: Adelina Ismaili, Miriam Cani, Alban Skënderaj, Blerim Destani, Çiljeta Xhilaga.
Ndër administratorët më të aftë, shquhet ai/ajo-ata/ato të faqes së Adelina Ismailit duke realizuar dhjetëra përditësime në ditë.
VIP-at me shumë fansa, kryesojnë show girlet
Nëse numri i fansave të faqeve të personazheve publike do të përcaktonin realisht personazhin më popullor atëherë sipas radhës personazhet me më shumë fansa në fun page janë: Genta Ismajli me 372 mijë fansa, Zajmina Vasjari me 328 mijë fansa, Adelina Ismajli me 250 mijë fansa, Zanfina Ismajli me 198 mijë fansa.
Vihet re se këngëtaret nga Kosova kanë më shumë fansa në fun page përkundrejt këngëtareve shqiptare.
Mes këngëtareve shqiptare, Çiljeta kryeson me 100 mijë fansa, Greta Koçi ka 44 mijë fansa, Elvana Gjata 30 mijë fansa.
Të preferuara mbeten këngëtaret komerciale dhe shoë girl-et.
Por, fansa të shumtë ka edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila po ashtu ka një numër të madh të fansave të saj në faqe, ndërkaq edhe Dafina Zeqiri ka më shumë se 100 fansa në faqen e saj të adhuruesve.