Tomislav Nikoliq zgjidhet kryetar i Serbisë
Beograd, 20 maj – (E plotësuar) Tomislav Nikoliqi është zgjedhur kryetar i ri i Serbisë. Boris Tadiq e ka përgëzuar rivalin për këtë fitore. Dallimi në vota ndërmjet tyre është 2 për qind Sipas rezultatave preliminare Nikoliq në ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 49,7% të votave ndërsa Tadiq 47%. Në votime kanë marrë pjesë 46 për qind e zgjedhësve, njofton B92.. Nikoliq ka falënderuar votuesit dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet ta mbrojë popullin serb në Kosovë. Tadiqi duke pasi thekosi se ka bërrë mjaft për të fituar, u tha zgjehdësve të vet se nuk do ta marrë postin e kryeminsitrit të vendit. Edhe në Kosovë, nën përkujdesjen e OSBE-së, janë mbajtur zgjedhjet presdinciale serbe.Beograd, 20 maj – Udhëheqja e Partisë Përparimtare të Serbisë e ka shpallur fitoren e vet në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Serbi. Edhe dy exit pool – njoftojnë se fitore në këtë zgjedhje ka shënuar Tomsilav Nikoliq. Kështu Cesid ka njoftuar se pas numërimit të 70 për qind të kutive në vendet zgjedhore – Tomislav Nikoliq ka marrë 49,4% të votave dërsa Boris Tadiq ka 47,7%. Ispos ka thënë se Nikoliq ka marrë 48,8% e Tadiq 48,1%. Numërimi po vazhdon, njoftojnë medie serbe.