Kalo te lënda

Plackitje me maska e armë në Shtimje

Nënë e bijë nga Shtimja janë plaçkitur nga persona të maskuar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Sipas viktimave, dy persona të maskuar,  njëri me armë në dorë, kishin hyrë në shtëpinë e tyre dhe i kishin kërcënuar viktimat, prej të cilave kishin kërkuar para dhe ari. Të dyshuarit me këtë rast kishin vjedhur një sasi stoli ari. Bëhet e ditur se plaçkitësit, para se të largohen, fillimisht kishin lidhur viktimat me shirit plastik e më pas ua kanë marrë edhe veturën e tipit “Opel Astra”, me të cilën u larguan në drejtim të panjohur. Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për t’i kapur hajnat.