Kalo te lënda

Në duart e qytetarëve të Kosovës gjenden 350 mijë armë

Prishtinë, 20 maj – Më shumë se 350 mijë armë gjenden aktualisht në duar të qytetarëve të Kosovës, alarmojnë organizatat ndërkombëtare, njofton KTV.
Ky fenomen paraqet një rrezik të perhershëm. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë muajve janar – mars janë evidentuar 10 vrasje, kryesisht me armë pa leje. Të shqetësuar për këtë dukuri janë edhe anëtarët e Komisionit parlamentar të sigurisë.