Catherine Zeta-Jones, një bukuri që nuk njeh moshë (FOTO)
Edhe pse tashmë ka mbushur 42 vjeç, aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones vazhdon që të jetë një nga femrat më tërheqëse në botën e kinematografisë. Së fundmi ajo është fotografuar në Nju Jork, ku është duke xhiruar për filmin e saj më të ri, The Bitter Pill. Catherinë duket me të vërtetë në formë dhe shumë sensuale. Nuk duhet harruar që ajo kaloi një periudhë të vështirë pas sëmundjes së bashkëshortit të saj, Michael Douglas, teksa u kurua madje edhe për depression. Por, tashmë ato duken kohë të largëta, pas Zeta-Jones është rikthyer të shkëlqejë.



