Të dielën ‘Unaza e zjarrtë’
Të dielën në mes ditë, më 20 maj, eklipsi i diellit do të ‘parakalojë’ në tetë shtete të SHBA-së. Shtetet në pjesën perëndimore do të kenë fatin të shohin këtë fenomen.
Kjo ngjarje drejtpërsëdrejti, nga vendi i ngjarjes, me sy njeriu, mund të përcillet nga rreth 6.6 milion amerikanë. Eklipsi diellor në formë të unazës, nuk do të jetë eklips i plotë. Kjo më të vërtetë më shumë është si një eklips i pjesshëm , me koronë të bukur diellore që nuk bëhet e dukshme dhe qielli në të vërtetë nuk do të bëhet totalisht i errët, sikur tek eklipset e plota. Megjithatë, një ‘unazë e eklipsit diellor’ ende mbetet si një nga pamjet më të preferuara dhe mbresëlënëse të adhuruesve të vëzhgimeve qiellore.