Krenohet me gjinjë!
Ish mis Britania e Madhe, tani modeli dhe aktorja e suksesshme Danielle Lloyd, ka treguar gjinjtë e saj të ri gjatë pushimeve në Dubai, pasi i ka hequr silikonët, për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Ajo tani ka deklaruar se ndjehet shumë më mirë me gjinjtë e saj natyral, edhe pse rritja e gjinjve i kishte sjellë asaj famë në të kaluarën.
“Është e çuditshme sepse pasi i kam hequr silikonët nga gjinjtë, kam dashur t’i kthej sërish, por pas një kohe, kam filluar t’i dua gjinjtë e mi natyral, sepse ndjehem më e sigurt në vete. Thjeshtë, jam krenare me gjinjtë e mi të ri”, ka thënë ajo.

