Kalo te lënda

Ekspertët: Tirana dhe Durrësi, portë hyrëse për Ballkanin

Keshilltari i Kryeministrit për çështjet urbane Flamur Kuçi, njëkohësisht dhe drejtues i grupit të punës për planin urbanistik, shprehet për abc neës se zhvillimi ekonomik i Tiranës është pika kryesore e Planit të ri Urbanistik

Tirana dhe Durrësi, janë një mundësi reale për t’u shndërruar së bashku në një pikë strategjike për rajonin.
Ekspertët e hartimit të Planit të ri Urbanistik të kryeqytetit i shohin këto dy qarqe si një portë hyrëse për të gjithë gadishullin e Ballkanit.
Nga kjo pikëpamje Durrësi dhe Tirana shihen të vendosura në një pozicion strategjik. Kjo për shkak të prezencës së portit, të një parku energjetik, për shkak të mundësisë për një park industrial, aeroportit, një rrjeti të mirë infrastrukturor që ka ky rajon edhe me pjesët e tjera periferike, qoftë me autostradën në drejtim të Kosovës, rrugën e re në drejtim të Dibrës, me tunelin e ri të Elbasanit, boshtin e jugut.

Zhvillimi ekonomik i Tiranës është pika kryesore e Planit të ri Urbanistik. Bashkia e Tiranës me vizionin e saj e sheh Tiranën si qytet ekonomik dhe i punësimit dhe jo si një kryeqytet ku prodhohet vetëm infrastrukturë.