Chelsea kampion, Drogba shkruan historinë!

Chelsea është triumfuesi i sivjetmë i garës më të madhe evropiane për klube – Ligës së Kampionëve. Rezultati i takimit të zhvilluar në Allianz Arena pas kohës së rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive më e saktë rezultoi skuadra e Chelseat.
Me rezultat 1-1 është mbyllur koha e rregullt e finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Allianz Arena, mes Bayern Munichut dhe Chelseat.
Një Bayern i jashtëzakonshëm u shfaq në fraksionin e parë të lojës me një dominim total dhe administrim të ndeshjes, e cila u zhvillua në pjesëfushën që u takonte lojtarëve me fanellat e kaltra.
Është mbyllur pa gola gjysma e parë e finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Allianz Arena, mes Bayern Munichut dhe Chelseat.
Një Bayern i jashtëzakonshëm u shfaq në fraksionin e parë të lojës me një dominim total dhe administrim të ndeshjes, e cila u zhvillua në pjesëfushën që u takonte lojtarëve me fanellat e kaltra.
Të panumërta ishin rastet e bavarezëve në 45 minutat e para të takimit, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Rastin e parë të vërtetë e pati Arjen Robben, i cili depërtoi në zonë për të goditur, mirëpo aty ishte Petr Cech për ta ndalur.
Pasuan goditjet nga Schweini dhe Kroos, dhe një seri tastesh të humbura nga Ribery, Mueller, Robben e Gomez. Ndërkohë, që e pathyeshme u tregua mbrojtja e ekipit anglez.
Rastet e vetme të Chelseat në këtë gjysmëlojë ishin një gjuajtje e lirë nga Juan Mata që përfundoi mbi portë dhe një goditje nga Salomon Kalou, të cilën e ndali Neuer… /Telegrafi/
