Kalo te lënda

Vlera e Facebook arrin në 107 miliardë dollarë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg (foto Getty Images)

Facebook ka një vlerë prej 104 miliard dollarë sipas vlerësimeve më të fundit. Rrjeti social më i madh në botë është bërë kështu kompania më e madhe e teknologjisë.

Sipas përllogaritjeve të Reuters, sa i përket SHBA-ve, pas saj vijnë Visa dhe General Motors. Por ka edhe disa hapa që duhen marrë para se Facebook të jetë gati për shitje.

Pritet që në kapital total, kompania 8-vjeçare të kapë një vlerë prej 107 miliard dollarë.

Themeluesi i saj, Mark Zuckerberg, po planifikon të shesë 30.2 milion aksione. Kjo do ta çonte pasurinë e tij neto në 1.1 miliard dollarë. Në total ai do të ketë 31% të aksioneve të kompanis./CNN/