Kalo te lënda

THACI U FRIKËSOHET ZGJEDHJEVE NË PDK

Drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lënë pas dore procesin e zgjedhjeve të brendshme, fillimi i të cilit ishte paralajmëruar rreth dy muaj më parë, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Për zgjedhjet e brendshme, të cilat fillojnë nga nëndega dhe “kurorëzohen” me kuvendin zgjedhor, anëtarësia e partisë më të madhe në vend nuk janë duke gjetur “kohë të lirë”.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Shemsi Veseli, i ka thënë “Zërit” se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen brenda vitit, prandaj, sipas tij, PDK-ja nuk është duke u ngutur që ta përfundojë këtë proces.

“Gjithsesi që zgjedhjet në Partinë Demokratike do të kryhen brenda këtij viti. Çështja e kohës është relative, për arsye se jemi të preokupuar dhe të angazhuar rreth shumë aktiviteteve tjera”, thotë ai, duke shtuar se dhjetori i këtij viti do ta gjejë PDK-në me Thaçi nuk ka vullnet për proces të mirëfilltë zgjedhor, prandaj ky proces nuk po nis edhe dy muaj pas paralajmërimit./koha.net/