Kalo te lënda

STRATEGJIA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR PËRMBUSH QELLIMIN

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dje u mbajt takimi i radhës i Grupit punues ndërinstitucional për vlerësimin e implementimit të Strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili është koordinator nacional i Strategjisë kundër krimit të organizuar. Ministri Rexhepi vlerësoi punën e deritashme të grupit punues dhe kërkoi përkushtim maksimal në funksionalizimin e strategjisë dhe planin e veprimit 2012-2017.

Gjithashtu në takim u bisedua me aktorët e përfshirë dhe është bërë një vlerësim i përgjithshëm prej fuqizimit të strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit të Republikës së Kosovës për vitin 2009-2012, ku është arritur përparim në përmbushjen e parametrave, objektivave, veprimeve dhe aktiviteteve në kuadër të këtyre veprimeve të institucione të përfshira. U vlerësua se të gjithë institucionet e përfshira janë angazhuar maksimalisht në drejtim të përmbushjes së planit të veprimit dhe objektivat e parapara me këto dokumente strategjike.

Me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Ilhami Gashi, dje u formua grupi punues për hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit për vitin 2012-2017, ku në bashkëpunim me sekretariatin e MPB-së dhe në koordinim të plotë me Koordinatorin Nacional, u emërua, z. Riza Shillova, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, udhëheqës i grupit punues për hartim të strategjisë afatgjate kundër krimit të organizuar, thuhet në komunikatën e MPB-së.