SI TË DËSHMOHET FAJËSIA E TË ARRESTUARVE!?
Analisti politik Alajdin Demiri, vlerëson se Ministria e Brendshme, Prokuroria dhe Gjyqësori ndodhen para një sprove të rëndë, se si të dëshmojnë fajësinë për ‘radikalizëm islam’ ndaj personave të arrestuar për vrasjene pesëfishtë në Smillkovcë. “Se si do të del situata është vështirë të parashihet, por tash do të jenë sprova të rënda, MPB-ja ta dëshmojë fajësinë, prokuroria ta dëshmoje fajësinë, Gjykata ta dëshmoje fajësinë se me një fakt kjo situatë doli jashtë skenarëve të parapara dhe jashtë atyre mundësive të kontrollit për arsye se mori atë pjesën e ndërkombëtarizimit”, tha analisti Demiri, raporton Alsat M. Edhe analisti Gjyner Ismail tha se gjithë situata me ‘radikalizmin islam’ ishte bërë dhe prezantuar qëllimisht nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska. “Ministrja patjetër duhet ta dijë se çka është radikalizmi islam. Ajo nuk duhet të dijë çka janë metodat e policisë dhe askush nuk pret një gjë të tillë. Por t’i thuash ato fjalë, në një konferencë për shtyp, në tekst të lexuar, ajo tregon një qëllim”. Duke komentuar protestat e shqiptarëve dhe maqedonasve javën e kaluar, Demiri dhe Ismail, vlerësojnë ato vijnë si pasojë e pakënaqësisë së qytetarëve dhe humbjes së durimit