SEFERI E KRASNIQI BIEN NË RENDITJE
Boksierët shqiptarë Nuri Seferi e Haxhi (Robin) Krasniqi kanë pësuar rënie në renditjen e re të versionit botëror WBO të publikuar të enjten për muajin maj. Seferi ka rënë për katër vende dhe në renditjen e re tash mban pozitën e 12-të në kategorinë “cruiser”. Ndërkohë Krasniqi ka rënë nga pozita e katërt në të pestën në kategorinë gjysmë të rëndë. Shqiptari i tjetër që gjendet në Top 15 të renditjes WBO, është Agron Xhila. Ai ka mbetur në vendin e 15-të në kategorinë “cruiser”.