Kalo te lënda

JA EMRAT E DEPUTETËVE SOCIALISTË QË DO KORRUPTONTE BERISHA PËR VOTËN E PRESIDENTIT

Njihet tashmë publikisht që 6 deputetë socialitë i dhanë Berishës presidentin Bamir Topi në zgjedhjet e kaluara. Kjo duket se ka bërë që Berisha të riprovojë këtë metodë të “blerjes”,por këtë herë i ka zënë fytyra në mur të fortë betoni,pasi kreu i PS-së e mësoi këtë gjë dhe e bëri publike gjatë ditës së djeshme. Gjithashtu edhe e Ilir Meta e paralajmëroi dy ditë më parë kryeministrin Berisha të mos i hynte aventurës së pazarit të deputetëve, por Berisha duket i vendosur në skenarin e tij. Sipas gazetës SOT,megjithëse Rama nuk i bëri publike emrat, në grupin parlamentar socialist janë lakuar të dy deputetë, që Berisha mësohet se u ka ofruar favore, në këmbim të votës për kandidatin e PD. Ata janë deputetët Hazir Gashi dhe Skënder Hasa. Po ashtu, përflitet edhe deputeti më i ri socialist, Edison Konomi. Ndonëse deputetët në fjalë nuk e kanë konfirmuar tentativën e Berishës për t’i blerë, emrat e tyre janë më të lakuarit në radhët e deputetëvePS. Gjithsesi, deputetët e projektuar nga Berisha për t’i blerë, kanë refuzuar në mënyrë kategorike çdo ofertë të emisarëve të Berishës,citon gazeta. Këtë skandal e bëri publik kreu i PS-së,i cili tha se “dy deputetëvePS-së u janë ofruar para në këmbim të mbështetjes në Kuvend të kandidatit demokrat për president,duke shtuar se  ky veprim tregon se ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të vjedhur.Ky moment historik për Shqipërinë përballë udhëkryqit të zgjedhjes së presidentit dhe provimit të tretë për statusin imponon bashkëpunimin e klasës politike. Ne kemi komunikuar dhe vijojmë të komunikojmë me çdo palë që është e gatshme. Komunikuam me LSI-në, PDIU-në. Presim me PD-në, PR-në, FDR-në e PBDNJ-në. Shqipërisë i duhet mesazhi se partitë politike dhe liderët e tyre janë në gjendje të ndajnë interesat e tyre nga ato të vendit.Duam një president konsensual që të mishërojë vlerat tona si komb, të garantojë Kushtetutën, t’i japë një hov vendit në rrugën drejt BE-së, të jetë i paanshëm për zgjedhjet e ardhshme. Nuk pranojmë kandidat nga PD-ja dhe nuk imponojmë nga PS-ja”, tha Rama. Nga ana e saj,Partia Demokratie e ka quajtur si një produkt  fantazie të Ramës blerjen e deputetëve socialistë. “Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e rradhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij. Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e rradhës e bazuar në mashtrim. Dhe do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaraten e radhës në të cilën z. Rama të shpallë se Berisha po tenton ta blejë atë ”, thekson deklarata e PD-së.