Kalo te lënda

HURUGLICA:KONTRABANDA PO ZHVILLOHET NE*SYTË E KFOR-IT

Naim Huruglica, drejtor në Doganën e Kosovës, ka deklaruar se nëpërmes disa rrugëve ilegale tek zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend.

Huruglica në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se kjo zonë tash për tash kontrollet vetëm nga KFOR-i.

Por ai ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në atë zonë është dukshëm më e ulët në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur fare kontroll doganor në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Dogana e Kosovës, sipas tij, është e pranishme gjatë gjithë kohës pandërprerë në pikat 1 dhe 31.

Huruglica është optimistë për realizmin e planit të të hyrave që për vitin 2012 kap vlerën prej 867 milionë eurove. /Telegrafi/