TOPALLI KOPIJON FAQEN E OBAMËS PËR PRESIDENT
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nis fushatën për postin e Presidentit të Republikës. Përgatitjet e Topallit për kreun e shtetit duket se kanë nisur me kurimin e imazhit dhe përçimit të informacionit online.
Topalli ka zgjedhur si shembull për të ndjekur dhe modelin e fushatës së Presidentit amerikan, Barack Obama. Së fundmi, faqja e internetit e kryetares së Kuvendit ka marrë imazhin e një prej uebeve më të klikuara, transmeton BalkanWeb.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli është një prej emrave më të lakuar dhe e propozuar në shumë raste nga deputetët e mazhorancës, si kandidate për postin e Presidentit. Vetë kryeparlamentarja në intervistat e saj i ka shmangur pyetjet e gazetarëve për një ambicie presidenciale. /Telegrafi/