SALMA HAYEK:NUK KAM TRUP TË MIRË
Salma Hayek thotë se nuk i pëlqen linjat e trupit të saj dhe gjithmonë është e befasuar kur njerëzit mendojnë se ajo është joshëse. Aktorja, e cila shihet si një prej femrave më të bukura në Hollywood mendon se imazhi i vajzës seksi është për shkak të mënyrës se si ajo vishet. “Kam fituar çmimin “Trupi më i mirë” kohë më parë nga revista “Fitness”, dhe isha shumë e turpëruar ta pranoj këtë. Në fakt nuk kam një trup të mirë, por çdokush mendon kështu, ndoshta kjo do të thotë se jam një aktore e mirë. Nëse di si të vishesh, atëherë ka disa mashtrime të cilat mund t’i përdorësh”, ka thënë aktorja.
