MANCINI:CITY DO TË BLEJË DY-TRE LOJTAR
Manchester, 16 maj – Pasi ka konfirmuar për italianen “Gazzetta dello Sport” se Manchester City nuk ka ndër mend të shesë Balotellin apo Tevezin, pavarësisht se gjithçka mund të ndodhë, Roberto Mancini nuk e ndjen aspak skuadrën e tij më inferiore se Barcelona apo Reali i Madridit. “Barça dhe Reali çdo vit blejnë 2 apo 3 lojtarë dhe shpenzojnë miliona euro. Mendoj se edhe për ne është e njëjta situatë. Duhet të përmirësohemi dhe të forcohemi më tej, sepse tani luftojmë për Champions-in dhe Premier Leaguen”, u shpreh tekniku italian për “BBC”-në. Trajneri 47-vjeçar pranoi gjithashtu se rinovimi i kontratës së tij pritet të bëhet në ditët në vijim.