Kalo te lënda

KAFSHET HIBRIDE QE MUND TE VENE NE RREZIK NJERZIMIN

Shkencëtarët kanë mundur të krijojnë më shumë se 150 hibride njerëzish të kryqëzuar me kafshë në laboratorët e Anglisë. Arsyeja e krijimit të tyre ishte dëshira e studiuesve për të gjetur terapi për një sërë sëmundjesh të ndryshme. Zbulimi u krye një ditë pas paralajmërimit të një komisioni shkencëtarësh për një skenar të frikshëm, i njëjtë me atë të filmit “Planti i majmunëve”, në të cilin eksperimentet e krijimit të hibrideve, njeri i kryqëzuar me kafshë, avancuan në gradë alarmante. Konkretisht, lajmi bën fjalë për 155 embrione, të cilat përmbajnë në genin e tyre material gjenetik, sa nga njeriu po dhe aq nga kafshët, si dhe të gjitha eksperimentet kanë filluar që në vitin 2008, me “bekimin” e ligjit të fekondimit të embrionit njerëzor. Kjo solli, si rezultat, ligjërimin e krijimit të hibridëve të ndryshëm, duke përfshirë dhe një vezë të fekonduar me spermë njeriu. Këta hibridë, pra diçka midis njeriut dhe kafshës, i radhisim në dy kategori, në ‘cybrids’, në të cilat materiali gjenetik njerëzor futet brenda një qelize kafshe dhe në ‘chimeras’, në të cilat qelizat njerëzore përzihen me embrione të kafshës. Nga ana e tyre, shkencëtarët pretendojnë se nëpërmjet këtyre teknikave do të mund të zhvillonim shumë shpejt qeliza të hershme embrionale, të cilat në vijim do të përdoreshin për një sërë sëmundjesh të pashërueshme deri më sot. Ndërkohë, embrionet vriten pas kalimit të 14 ditëve, gjë të cilën e lejon dhe vetë ligji i fekondimit të embrionit njerëzor. Më konkretisht, në tre laboratorë në Britani, në atë të Universitetit të “King College”-it, të “Newcastle”-it dhe të “Wawick”-ut, u janë lëshuar licenca për të kryer hulumtime të këtij lloji, e eksperimente të pas zbatimit të rezolutës. Edhe pse tashmë këto eksperimente janë ndaluar për shkak të mungesës së fondeve, shkencëtarët duket se janë të mendimit që ky nuk është fundi për ta, kështu në të ardhmen parashikohet të kryhen më shumë eksperimente dhe hulumtime në këtë fushë. Numri i embrioneve u zbulua pas pyetjes së bërë në parlament nga Lordi Alton. Më konkretisht, ai iu referua faktit se kur shkencëtarët u pyetën se cili do të ishte fitimi prej eksperimenteve të tilla, ata u përgjigjën në mënyrë indirekte, se nëse do t’i lejonin të avanconin do t’ia arrijnë të zhvillojnë e zbulojnë terapi për të shëruar çdo sëmundje të njohur sot në qenie njerëzore. Në vazhdim, ai paraqiti të dhëna, ku mbi 80 terapi që u prezantuan, u përdorën qeliza embrionale të rritura dhe jo embrione. Po çfarë nënkuptonte Lordi Alton me pyetjen e tij, qeliza embrionale të rritura? Një ekip shkencëtarësh, nga më korifenjtë, javën e shkuar paralajmëruan për rrezikshmërinë e këtyre eksperimenteve, madje kërkuan që të krijohen ligje që të evitohen fenomene, gjatë së cilave do t’u jepen “karakteristika” njerëzore kafshëve, siç ndodh me vendosjen e qelizave njerëzore në trurin e gjitarëve fillestarë. Duhet të pohohet se hibridët njerëzorë me kafshë krijohen dhe në shumë vende të tjera, madje atje nuk ekziston asnjë kufizim nga ligji, si pasojë dhe asnjë kufi në eksperimente.