Kalo te lënda

SERBIA NUK HYN NË BE PA E NJOHUR PAVARËSIN E KOSOVËS

Serbia nuk ka asnjë shans të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar të martën ish zëvendës/kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Ai ka thënë se mund të ketë deklarata politike individuale pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian edhe pa e njohur Kosovën, por kjo sipas tij nuk mund të ndodhë. Sipas tij, kur evropianët thonë se Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, kjo nënkupton njohjen e Kosovës, anipse momentalisht ka diplomatë që nuk e thonë drejtpërdrejtë.

“Jam i sigurt që shumica e vendeve anëtare do të kundërshtonin anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, sepse të bëhesh anëtarë i një klubi duhet të pranosh rregullat e atij klubi. Pse Turqia nuk bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, sepse refuzon ta njohë Qipron. Mirëpo të gjithë i thonë se nuk mund të anëtarësohet pa e marrë këtë vendim. Ashtu edhe Serbia, mund të ëndërrojë, por nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën. Kjo është e qartë për të gjithë, është punë principesh”. /Telegrafi/