PDK TËRHEQ MOCIONIN PËR TË PAGJETURIT
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, është tërhequr nga një mocion i propozuar në seancën e kaluar për çështjen e personave të pagjetur. Ky propozim nuk kishte gjetur mbështetjen e partive opozitare, që si pasoj qoj deri te ndërprerja e seancës plenare dhe më pas ishte vendosur që të vazhdoi sot. Sidoqoftë situate sot ishte krejt ndryshe, deputeti Arsim Bajrami doli në foltore dhe tha që debatet për fatin e personave të pagjetur nuk duhet të politizohet derisa bëri thirrje që të mos bëhet debat më për këtë çështje.
“Unë propozojë që ne të ndalim këtë debat, që ju bënë më së paku nder të pagjeturve dhe debat që zgjidh këtë çështje që është një plagë e rëndë e shtetit të Kosovës. Kjo çështje i takon shtetit dhe duhet bëjë çdo gjë që është e mundur për ta zgjidhur atë’, tha Bajrami.
Ndryshe në seancën e së enjtes ishin votuar dy palë rekomandime sa i përket çështjes së personave të pagjetur, ndërsa në mesin e rekomandimeve është edhe kërkesa drejtuar qeverisë që dialogun e ardhshëm me Serbinë ta kushtëzoj me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Si pasoj e kësaj PDK kishte propozuar një mocion për të shfuqizuar këto rekomandime por nuk kishte përkrahje. Ndërkohë edhe familjarët e personave të pagjetur kishin kërkuar me ngulm që vendimet e Kuvendit të mos ndryshohen.