Kalo te lënda

DREWS: NUK I MBYLLIM RRUGËT ALTERNATIVE NË VERI

Misioni ushtarak i KFOR-it nuk do të mbyll rrugët alternative në veri të vendit. Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka thënë se nuk është nën mandatin e KFOR-it, që të kryej detyra policore dhe të përkujdeset për pikat kufitare. Ndërkohë i pyetur se pse deri tashti nuk janë mbyllur rrugët që po shfrytëzohen si për kontrabandë ashtu edhe për hyrje ilegale nga Serbia, Drews ka thënë se KFOR-i do të mbyll këto rrugë në momentin që vërtetohet se po rrezikojnë aspektin e sigurisë. Edhe pse ishte përfolur në media se NATO-ja, kishte dhënë urdhër që të mbyllën rrugët alternative, Drews ka thënë se nuk është në njohuri për një kërkesë të tillë. Sipas tij, NATO nuk ka kërkuar ndonjëherë që mbyllen këto rrugë alternative. Por, Drews ka thënë se do të rris prezencën ushtarake në veri të vendit në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe në territorin e Kosovës. Drews gjatë ditës ka qëndruar në Rahovec ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi.