GENTA NESËR NË SHKUP PËR VIDEO-SPOTIN E RI
Këngëtarja e njohur nga Kosova Genta Ismaili në bashkëpunim me Rec Production, dhe Julianin janë duke bërë përgatitjet për videoklipin e saj më të ri i cili pritet të jetë diçka shumë i veçantë pasi që në këtë videoklip do të jenë të pranishëm afër 200 statistë.
Genta, me ardhjen e saj në Shkup, dëshiron ta mas pulsin e fansave të saj në Maqedoni duke u bërë thirrje që të marrin pjesë në këtë videoklip.
Me këtë rast kërkohen 200 statistë të të gjitha grup moshave si dhe 11 femra me gjatësi mbi 1.70 të moshës mbi 18 vjeçare për video klipin e Genta Ismailit.
Kështu që të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e këtij klipi paraqituni të martën me 15 maj në ora 10, në stacionin hekurudhorë në Shkup.
Lidhur me realizimin e video klipit të Gentës, “Zhurnal” gjatë ditës së nesërme do u sjell fotografitë ekskluzive nga ngjarja.