Kalo te lënda

FIDAN SHABANI ËSHTË GJETUR I VDEKUR (video)

Fidan Shabi është gjetur i vdekur, i cili ka humbur më 1 maj të këtij viti. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në një banesë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Pejë. Banesa, sipas policisë, ishte nën përkujdesjen e vajzës së Sali Kastratit, e cila ishte ndaluar më 8 maj nga polici si e dyshuar për implikim në këtë rast. “Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, së bashku me prokurorin publik të Qarkut kanë bërë shikimin e këtij vendi për të mbledhur prova dhe dëshmi për ekzaminimin e tyre”, thuhet në komunikatën e policisë. Pas një mesazhi që kishte marrë në telefon nga një person, që pretendonte se ishte femër nga Prishtina, më 1 maj, pas mesnatës, Fidan Shabi kishte dalë për herë të fundit nga shtëpia për të mos u kthyer më.