Prokuroria po shqyrton akuzat e “atentatorit”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka gjasa se mund të fillojë hetimet për akuzat e Agim Hotit ndaj atentatit të ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës.
Prishtinë: “Prokuroria Speciale e Kosovës aktualisht është duke vlerësuar pretendimet e Agim Hotit. Veprimet e mëtejshme do të përcaktohen pas vlerësimit këtij vlerësimi” ka pohuar për Info Globin zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi.
Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti ditë më parë për disa media pati deklaruar se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk. /InfoGlobi/