Kalo te lënda

Ignjatoviq: Tribunali nuk duhej ta lironte Hradinajtin

Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës Dushan Ignjatoviq ka deklaruar që lirimi nga burgu i Ramush Haradinajit nuk do të ketë ndikim mbi procesin gjyqësor përfundimtar kundër tij, por që Tribunali duhej të mbahej nga lirimi i tij, duke marrë parasysh problemet me dëshmitarët që janë krijuar gjatë lirmit të tij të mëparëshëm. Qeveria e Serbisë disa herë ka paralajmëruar që në atë proces kanë egzistuar shumë gabime, veçanërisht problemet janë krijuar me lirimin e tij të mëparshëm nga burgu, kur janë zhdukur dëshmitarët, dhe atji i është mundësuar që të merret me politik, ka thënë Ignjatoviq për Radiotelevizion Serbia. Haradinaji, ish-komandanti i UÇK-së të cilit në Tribunalin e Hagës gjykohet për krimet luftarake, dje është kthyer në KdheM-në, pasi që Tribunali ka vendosur që ta lirojë përkohësisht nga burgu.