Kalo te lënda

Kuvendi i Kosovës kushtëzon bisedimet me Serbinë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar rekomandimet e interpelancës me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, njëherësh udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë.

Në rekomandimin e parë të ligjvënësve kosovar, Qeverisë së Kosovës i rekomandohet që të kushtëzohet dialogu me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, në rekomandimet e tjera kërkohet që të funksionojë më mirë Instituti për Krime Lufte dhe Departamenti për Mjekësi Ligjore, raporton Zëri.

Këto rekomandime janë lexuar në fillim të seancës (si propozime për fund të interpelancës) nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kimete Bajraktari.