Kalo te lënda

Jeremiq: Ndikimi i thellë i të painkuadruarve në politikën serbe të jashtme

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq, ka deklaruar që Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin me Lëvizjen e të painkaudruarve sepse beson që stabiliteti ndërkombëtar dhe përparimi nuk mund të përforcohen duke mos marrë parasysh qendrimet e pjesës më të madhe të familjes globale të kombeve. Jeremiq në seancën ministrore të Zyrës Koordinuese të Lëvizjes së të painkuadruarve, në Sharm el Sheik, ka theksuar që respektimi i parimeve të Kartës së OKB-së është nga rëndësia themelore në ballafaqimin me shumë sfida. Kjo duhet ta pranojë të gjitha shtetet e kushtuar paqës, të drejtësisë sociale dhe zhvillimit të drejtë të tërë njerëzisë, duke mos marrë parasysh a janë anëtarët e Lëvizjes së të Painkuadruarve, ka treguar Jeremiq. Duke rikujtuar që Serbia është njëra prej themeluesve të kësaj levizjeje, ai ka treguar që historia e saj në kuadër të Lëvizjeje ka lënë ndikim të thellë më mënyrë në të cilën ajo udhëheqë politikën e jashtme. Jeremiq në atë tubim ka pasur disa takime me shefat e diplomacisë së shteteve anëtare të Lëvizjes së të painkuadruarve.