Berisha: NATO, aleanca më e mirë që kanë kombet
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një konferencë të NATO-s, që po mbahet në Tiranë tha se Shqipëria është e angazhuar për të punuar fort që të përmirësojë të gjitha mundësitë e forcave të saj të armatosura.
“Kur shikoni këtë botë, NATO është padyshim më e mira që kombet kanë, sepse kjo aleancë transatlantike është garantuesi i sigurisë dhe paqes”, deklaroi Berisha, raporton agjencia e lajmeve Noa.
Kryeministri e cilësoi Konferencën e Komandantëve të NATO-s si shumë jetike, e të rëndësishme në prag të samitit të Çikagos.
Ai nënvizoi se mbrojtja e zgjuar, e miratuar nga kombet pjesëmarrëse në NATO do të lejojë që me më pak para të arrihen qëllimet jetike për misionin e NATO-s.
“Shqipëria është e angazhuar për të punuar fort që të përmirësojë të gjitha mundësitë e forcave të saj të armatosura. Tri javë më parë bëra një vizitë në Afganistan, dhe është një nga vizitat më mbresëlënëse të jetës sime. Kufizimet do të respektohen dhe unë mendoj se ushtritë tona do t’i bashkohen përpjekjeve të SHBA-ve për sigurinë dhe për zhvillimin në këtë vend. SHBA-të dhe Evropa, njerëzimi, nuk kanë pasur kurrë si NATO. Prandaj ne jemi krenarë të jemi anëtarë të NATO-s dhe të ofrojmë kontributin tonë modest”, tha Berisha. /Telegrafi/