Vllasi : Për Kosovën të njëjtë Tadiqi dhe Nikoliqi
Koalicioni më i mundshëm në Serbi është ky i tanishmi, ndërmjet partive të Boris Tadiqit dhe Ivica Daçiqit. Ish-funksionari Azem Vllasi vlerëson se Tadiq, edhe pse llogaritet si i moderuar, kur është fjala për Kosovën, nuk dallon shumë nga politikanët si Tomisllav Nikoliqi.
Vllasi ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë qenë marketing politik i Ivica Daçiqit, por që dha rezultate.
Ndërkohë, Vllasi vlerëson se për zbardhjen e ‘vrasjes së pesëfishtë’, Maqedonia duhej të kërkonte ndihmë nga Kosova dhe Shqipëria, e jo nga Serbia.(express)